23 Dhjetor 2024

Përmirësohet sektori edukativ në Shqipëri përmes rransformimi dixhital

Tiranë, 5 dhjetor - Nesër mbahet konferenca "Transformimi Dixhital i Edukimit" i cili prezanton disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit dhe ICT-së në Shqipëri të realizuara falë partneriteve private dhe publike për ekselencë në edukim.

Konferenca organizohet nga Microsoft Albania, Ministria e Edukimit, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me partnerët British Council Albania, Infosoft Systems, BIT Media, Almooc dhe Certiadria.

Tiranë, 5 Dhjetor 2016 - Konferenca Transformimi Dixhital i Edukimit do të mbahet ditën e nesërme në Hotel Plaza në Tiranë me pjesëmarrjen e mëse 170 institucioneve private, publike dhe të palëve të interesit në vend. Microsoft së bashku me partnerët, do të shpalosin dhe prezantojnë disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit në Shqipëri si dhe mundësitë për permirësim me përdorimin teknologjisë së informacionit.

Në konferencë do të prezantohen disa prej projekteve më të rëndësishme në edukim dhe IT të realizuara falë bashkëpunimeve gjithëpërfshirëse mes institucioneve publike dhe private për ekselencë në edukim në Shqipëri si:

Projekti i konektivitetit në 20 shkolla në Shqipëri: Më shumë se 15,000 studentë kanë qasje në Wi-Fi një projekt i financuar nga Microsoft dhe mbështetetur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Komunikimi dhe angazhimi mes mësuesve dhe studentëve nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë një proces tashmë i mundur nga çdo vend dhe çdo paisje.

60 shkolla pilot do të përfitojnë nga Office 365 dhe Intune: Projekti u inicua nga Ministria e Edukimit dhe Sportit dhe do të lançohet nga një partner i Microsoft siç është Infosoft. Office 365 do të ofrojë një platformë qëndrore komunikimi dhe bashkëpunimi mes studentëve dhe mësuesve shqiptarë falë aplikacioneve popullore dhe mjeteve të fuqishme që mundësojnë mënyra të reja të ndërveprimit, mësime interaktive dhe një proces mësimor individual.

Sistemi i Menaxhimit të Mësimit: Do të implementohet gjerësisht nga të gjitha shkollat K-12 dhe do të prezantohet nga Bit Media.

Projekti i \"Ngushtimit të Hendekut të Aftësive Dixhitale\": Do të prezantohet nga British Council me synimin për të eleminuar njëherë e mirë pengesat që gjenden mes sektorit të edukimit dhe botës së biznesit në Ballkanin Perendimor përfshi Shqipërinë.

Misioni i Microsoft është ti mundësojë çdo individi dhe çdo organizate në planet të arrijë më shumë dhe studentët janë në zemër të këtij misioni. Fokusi i Microsoft në edukimin teknologjik është një nismë në zhvillim për tu dhënë mësuesve dhe studentëve mundësinë e përdorimit të teknologjive moderne në kurrikulat tradicionale dhe për të ndihmuar gjeneratat e reja të jenë më kompetitivë në tregun e punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)