25 Dhjetor 2024

Përkrahen të rinjtë që zhvillojnë aplikacione për monitorimin e shpenzimeve

Prishtinë, 8 tetor - Zyra e UNDP-së në Kosovë është duke përkrahur zyren rajonale të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me seli në Stamboll, Ministrinë e Financave të Sllovakisë, organizatën ODECA (Qasja në të Dhëna në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore) dhe Organizatën Sllovake për Aktivitete Hulumtuese dhe Zhvillimore (SOVVA) në organizimin e sfidës rajonale për aplikacionin më të sukseshëm për mundësinë e qasjes në të dhënat publike.

Ky prezantim që mbahet për herë të parë në rajonin e Ballkanit perëndimor e ku aktualisht marrin pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Sërbia, në vendin tonë do të mbahet gjatë dy ditëve:

Ekipet që vendosin të marrin pjesë në këtë garë, që zyrtarisht është emëruar “Ministry of Data” (ministryofdata.info), do të konkurrojnë në zhvillimin e platformave web (vizualizimin dhe analizimin e të dhënave), aplikacioneve mobile dhe veglave tjera elektronike që mund të ndihmojnë qeveritë në ngritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies përsa i përket shpenzimeve të financave publike.

Objektivi përfundimtar është që t\'u mundësojë qytetarëve \"të shohin\" se si politikëbërësit e tyre shpenzojnë paratë e taksapaguesve, të reagojnë mbi performancën e tyre buxhetore, ose të japin një kontribut aktiv në procesin e krijimit të politikave

Propozimet do të vlerësohen nga një panel ndërkombëtar ekspertësh të cilët do të përzgjedhin gjashtë deri nëntë finalistë nga tri vendet e rajonit të cilët do të mblidhen në një trajnim përfundimtar ku edhe do të shpallet ekipi ose ekipet fituese të cilat pastaj do të përfitojnë 10,000 $ (dollarë amerikan) si investim në zhvillimin e idesë dhe këshillim të vazhdueshëm, si dhe do t’u ofrohet mundësia ta plasojnë zgjidhjen/idenë e tyre në tregjet ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)