Përfundon shërbimi i Google Video
New York, 19 prill - Google ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e shërbimit Google Video, të cilin e ka cilësuar si një nga shërbimet e saj më pak të përdorura.
Google lajmëroi për këtë vendim nëpërmjet postës elektronike duke thënë se shërbimi, pothuajse i harruar, do të mbyllet zyrtarisht në fundin e këtij muaji.
Gjithsesi, përdoruesit mund të shkarkojnë video deri më 13 maj, përpara se të fshihen përgjithmonë nga serveri i tyre.
Google u bëri thirrje përdoruesve për të kaluar në Youtube, një shërbim i cili është shumë herë më i njohur se shërbimi që do të përfundojë.