Përdoruesit Twitterit reagojnë ndaj politikave censurues
New York, 29 janar - Përdorues të rrjetit social Twitter reaguan me shqetësim ndaj lajmit se kjo faqe interneti ka ndryshuar teknologjinë e saj, në mënyrë që të jetë në gjendje të censurojë mesazhet në bazë shtetesh.
Por vetë kompania Twitter thotë se censura është një mjet për të bërë të mundur që shërbimi i ofruar prej saj të jetë i mundur për më shumë përdorues, ndërkohë që i duhet të përballet me ligjet e vendeve të ndryshme të botës.
Shumë njerëz kanë shprehur shqetësim të thellë mbi mundësinë që angazhimi i Twitterit ndaj lirisë së fjalës të jetë duke u dobësuar, gjatë përpjekjeve të këtij rrjeti social në internet për tu përhapur në shtete të reja me qëllimin e zgjerimit të publikut dhe të shtimit të përfitimeve.
Në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë në Davos të Zvicrës blogerat dhe gazetarët po dërgonin me anë të Twitterit mesazhe mbi zhvillimet e ditës, prej një vendi në mjediset e konferencës të kushtuar rrjeteve sociale, gjë që tregon se sa i rëndësishëm kjo faqe e internetit është bërë si mënyrë për të shpërndarë informacionin.
Analisti i Mediave sociale Jeff Jarvis, thotë se kjo mund të jetë një rrugë e tatëpjetë dhe e rrëshqitshme drejt censurës.
Unë e kuptoj pse Twitteri po e bën një gjë të tillë, ata duan të fusin shërbimin e tyre në më tepër vende dhe përballen me ligjet e këtyre vendeve. Por, ashtu sikundër Google kuptoi në Kinë, kur ti bëhesh agjent i censuruesit, fillojnë mjaft probleme.
Blogeri Mike Butcher thotë se ka filluar qysh tashmë një reagim i ashpër i përdoruesve ndaj kësaj lëvizjeje të kompanisë, pasi Twitteri shihej si një ndër platformat e pakta të mediave sociale që nuk censuronin.
Është përdorur shumë gjatë Pranverës Arabe por edhe në Rusi në protestat e fundit kundër zgjedhjeve. Është diçka që në një farë mënyre mund edhe ta kishim parashikuar.
Protestues në sheshin Tahrir të Kairos thonë se këto ndryshime të Twitterit do të shkelnin të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes.
Më parë nëse Twitteri fshinte një mesazh të ndonjë përdoruesi ai mesazh zhdukej krejtësisht nga interneti, kudo në botë. Ndërsa me teknologjinë e tyre të re, një mesazh që është i kundraligjshëm në një shtet mund të shihet në vende të tjera edhe nëse fshihet në shtetin ku censurohet.
Por ku student egjiptian thotë se kjo është kundra të drejtave të njeriut dhe se është një sistem që nuk duhet vendosur në asnjë rrjet social.
Mendoj se ajo që po ndodh është pasojë e asaj që ndodhi këtu në Lindjen e Mesme dhe e revolucioneve kudo në botë. Pra jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por kudo në botë janë të shqetësuar prej mediave sociale dhe prej transmetimeve që mund të ndikojnë tek kongresi, parlamenti..., kudo.
Twitteri, me bazë në San Francisco, do të vendosë një njoftim censure sas herë që një mesazh të fshihet.
Ne realizuam revolucionin që të fitonim liri në të gjitha format, përfshi atë të medias dhe të rrjetetve sociale. Ata duan të na heqin lirinë edhe në Twitter, një nga teknologjitë e fundit. Ne nuk e pranojmë një gjë të tillë. Si do të mund të shprehim ne kërkesat tona? Kjo padyshim do të ketë pasoja tek të rinjtë, pasi ësjhtë një mënyrë komunikimi, një mënyrë lidhjeje.
Nëse Twitteri nuk zbaton ligjet e një shteti ku kompania ka punonjës, ata punonjës mund të arrestohen. Kjo është një arsye pse Twitter nuk mund të hyjë në vende si Kina.