02 Maj 2024

Për një ditë prodhohen 150.000 iPhone 5

New York, 11 shtator - Prodhimi i iPhone 5 tanimë është realitet. Prodhuesi i kontraktuar i Apple, kompania Foxconn, thuhet se është duke prodhuar çdo ditë nga 150.000 copë iPhone 5.

Tempoja e tanishme e prodhimit do të duhej t’i siguronte kompanisë Apple për shtator pesë deri gjashtë milionë iPhone 5, ndërsa për tërë vjeshtën 22 milionë copë.

Pegatron, që sipas pohimeve të mëhershme është dashur të merrte 15 për qind të prodhimit të iPhone, akoma nuk ka filluar me prodhimin, ndërsa liferimi do të duhet të fillojë vitin e ardhshëm.

Lansimi i iPhone 5 pritet të bëhet në fillim të tetorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)