25 Dhjetor 2024

Pentagoni rrit pesëfish shpenzimet për sigurinë kibernetike

Washington, 29 janar - Ministria e Mbrojtjes amerikane miratoi rritjen e shpenzimeve për sigurinë kibernetike.

Shpenzimet në këtë fushë në vitet e ardhshme do të rriten pesë herë, njofton gazeta Washington Post.

Në këtë mënyrë Pentagoni shpreson të garantojë mbrojtjen e sistemit kompjuterik të qeverisë amerikane nga sulmet e hakerëve.

Përveç kësaj do të zgjerohet edhe numri i punonjësve të të departamentit kompjuterik të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.

Aktualisht në këtë departament janë të punësuar 900 persona, por numri i të punësuarve, ndër të cilët do ketë si ushtarakë, ashtu edhe nëpunës civilë, planifikohet të rritet deri në 4000.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)