26 Dhjetor 2024

Pasiguria e rrjeteve wireless u lehtëson punën hakerëve

Melburn, 25 maj - Mijëra shtëpi dhe biznese janë të pasigurta ndaj hakerëve të kompjuterëve dhe hajdutëve të identitetit për shkak se rrjetet e pasigurta wireless po përdoren për të operuar terminale të shumta dhe konzola të argëtimit.

Policia në Australi ka përllogaritur se pothuajse 50 për qind e lidhjeve të rrjeteve pa tela janë të pasigurta, pasi ata edhe bënë një fushatë testuese përmes qendrave regjionale. Një zyrtarë i policisë u shpreh se përmes një kompjuteri të montuar në makinë ata kanë kërkuar rrjete pa tela dhe të cilat janë të pambrojtura.

Ai u shpreh se rrjetet pa tela që nuk janë të sigurta u mundësojnë hakerëve që të qasen në informata personale dhe madje të shkarkojnë dhe ruajnë material ilegal.

Gjiganti kërkues Google është akuzuar për mbledhje të të dhënave private nga shtëpitë që kanë wireless të pasigurt, duke përdorur makinën e tyre për fotografim të dedikuar për shërbimin Google Street View.

Kompania më pas pati pranuar se ka mbledhur të dhëna në këtë mënyrë, dhe është shprehur se do të bëjë shkatërrimin e menjëhershëm të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)