Panasonic prezanton smartphonein e fundit Eluga I
New Delhi, 25 nëntor - Panasonic ka prezantuar në Indi smartphone-n e fundit, Eluga I. Telefoni ka pothuajse të njëjtat veçori si Asus Zenfone 5 me një ekran 5 inç IPS me rezolucion 720 pikselë dhe densitet 294 pikselë për inç.
Telefoni Panasonic Eluga I fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.3 GHz, së bashku me 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32GB falë kartës microSD. Ky telefon do të operojë me sistemin Android 4.4.2 KitKat.
Telefoni inteligjent me dy vende për karta SIM ka përmasat 73.6 x 147.1 x 9 mm dhe peshon 155 gramë.
Sa i përket lidhjes, ky telefon ofron 3G HSPA+, Wi-Fi 802.11 b/g/n dhe Bluetooth 4.0.
Në anën e pasme ai ka një kamera 8 megapikselë me blic LED, e cila mund të regjistrojë video me rezolucion 1080 pikselë.
Poshtë kasës së ndryshueshme gjendet një bateri me kapacitet 2,000mAh. Telefoni Eluga I kushton 177 dollarë, pak më i shtrenjtë se Asus Zenfone 5 që kushton 161 dollarë, shkruan \"krokodili.al\".