Panasonic, hedh në treg aparat fotografik 3D
Osaka, 24 shtator - Panasonic ka hedhur në treg modelin e parë në botë të një aparati fotografik dixhital i aftë të kap imazhe statike tre dimensionale.
Makina fotografike, e quajtur Lumix DMC-GH2, i përket një serie me teknologji micro 4/3, një hibrid ndër modelet më të avancuara profesionalë.
Ai ka një aftësi optike prej 16 megapixel. Produkti më i ri i shtëpisë Panasonic mund edhe të përdoret edhe si një makinë normale fotografike.