Panasonic do të heqë dorë nga prodhimi i paneleve plazma
Tokio, 19 prill - Kompania japoneze Panasonic duke filluar nga viti 2014 ka në plan të heqë dorë nga prodhimi i paneleve plazma për televizorë, të cilët ajo i prodhon prej më shumë se 15 vjetësh.
Plani i ri i biznesit i korporatës paraqet një reduktim të ndjeshëm të prodhimit të televizorëve gjatë tre viteve të ardhshme.
Në këtë mënyrë gjigandi japonez po pranon humbjen në konkurrencën me kompanitë e huaja prodhuese të televizorëve, duke përfshirë ato të Koresë së Jugut.
Gjatë viteve të fundit humbjet e Panasonic kanë arritur shifra rekord. Sipas parashikimeve, në fund të vitit fiskal 2012 humbjet mund të arrijnë shifrën gati 7 miliardë dollarë.