Panari i teknologjis, porositen mallra prej 3,5 miliardë euro
Berlin, 10 shtator - Panari ndërkombëtar i produkteve elektronike (IFA) në Berlin arriti një bilanc rekord në përfundim të tij. Sektori i tregtisë porositi mallra në vlerë 3,5 miliardë euro. Një plus prej 9% krahasuar me vitin e shkuar.
Televizorët 3D (tredimensionalë) dhe rivalët i-Pad të vegjël dhe të sheshtë tërhoqën entuziastë të elektronikës në hollet e panairit si rrallë më parë. Panairi ndërkombëtar i produkteve elektronike, IFA pas gjashtë ditësh ekspozimi, paraqiti një bilanc të suksesshëm në 50-vjetorin e themelimit të tij, falë dixhitalizimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Kështu u shpreh presidenti i panariti të Berlinit Christian Göke:
"Pra fleta është kthyer në anën tjetër. Jo vetëm që jemi ngritur nga rënia, por momentalisht po kapim majat njëra pas tjetrës. Në vitet 2007, 2008, 2009 kemi arritur të kishim panaire rekorde, por në edicionin e 50-të ia dolëm të vendosim rekorde të reja. Këto jo vetëm në numrin e ekspozuesve, por edhe të sipërfaqes së dhënë me qira, dhe siç po duket edhe tek numri i vizitorëve."
Të 1423 ekspozuesit nga e gjithë bota janë të kënaqur, pasi panairi iu solli porosi në vlerën e 3,5 miliardë eurove për biznesin e krishtlindjeve. Një plus prej 9%. Tregjet elektronike do t'i nxjerrin së shpejti në vitrina modelet e reja.
Ndërkohë që panarin e vizituan 235.000 vizitorë, 20% më shumë se vitin e shkuar. Ata krijuan një përshtypje personale për zhvillimet e fundit multimediale, gëzohet Rainer Hecker, shef i organizimit të degëve elektronike, Gfu.
"Po kriza është kaluar vërtet. Ne kemi madje një koniunikturë të veçantë në degën tonë, falë zhvillimeve të reja dhe atraktive për konsumatorët, të cilat janë pritur me entuziazëm, gjë që duket në vëllimin e porosive tregtare, por edhe tek konsumatorët."
IFA rekomandohet si panairi më i rëndësishëm në botë i produkteve elektronike. Gjithnjë e më shumë pajisje elektronike arrijnë të transmentojën ofertën e internetit.
Madje IFA i tërhoqi vëmendjen edhe presidentit të Google-it, Eric Schmidt, një nga kokat më të kërkuara të sektorit. Ai paraqiti strategjinë e firmës së tij për vitet e ardhshme në Berlin.
Drejtori i IFA-s, Jens Heithecker shpjegon arsyet e suksesit: "Koncepti është i mirë, eskpozuesit vijnë. Ekspozuesit e IFA-s janë të suksesshëm. Tregtia shkonë mirë në IFA, dhe globalisht IFA është bërë numri një. Tregtia ka porositur më shumë dhe malli do të shkojë së shpejti tek konsumatorët. Të gjitha shenjat të bëjnë optimist."
Pas një viti, sektori i elektronikës do të takohet sërish në Berlin. Temë kryesore do të jenë sigurisht televizorët e tipit të ri tredimensionalë, të njohur si televizorë 3D.