Oukitel prezanton smartfonin e pathyeshëm
Pekin, 9 janar - Kompania kineze "Oukitel", ashtu siç kishte premtuar, ka prezantuar smartfonin e saj të ri, "C5 Pro", me dy kartela SIM.
Oukitel C5 Pro vjen me kornizë tërësisht nga metali, prandaj cilësohet si smartfon i pathyeshëm.
Smarftoni i pathyeshëm ka një ekran 5-inç HD me xhamin mbrojtës Asahi Glass ose Corning Glass, ende nuk është e qartë me cilin, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, si dhe me 2 gigabajt memorie RAM .
Oukitel C5 Pro ka fortësinë prej 9H,presionin prej 800 MPa dhe për ta vërtetuar se ky është vërtetë një smarfton i pathyeshëm, kompania ka bërë një video, të cilën mund ta shikoni më poshtë.
Smartfoni i pathyeshëm C5 Pro pritet të fillojë të shitet nga java e ardhshme me çmim prej 69,99 dollarë, që do të thotë se është tepër i lirë për një smartfon të tillë me dy kartela SIM.
Ata, që kanë vendosur ta blejnë këtë telefon inteligjent, mund të bëjnë porosi online.