27 Dhjetor 2024

Obama rithekson besimin e tij në një internet të hapur dhe të lirë

Washington, 19 dhjetor - Presidenti Barack Obama u takua me drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë, duke përfshirë kompanitë Apple dhe Google, një ditë pasi një gjykatës vendosi se grumbullimi sekret i tabulateve nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka shumë ngjarë të jetë jokushtetues.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney të martën tha se presidenti dhe zëvendëspresidenti diskutuan mbi sigurinë kombëtare dhe ndikimin ekonomik të publikimit të paautorizuar të informacioneve sekrete të qeverisë.

Nuk ishte e qartë nëse vendimi i fundit i gjykatës mbi këtë çështje ishte temë e diskutimit në këtë takim.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti dëgjoi shqetësimet dhe rekomandimet e këtyre kompanive, duke ritheksuar besimin e tij në një internet të hapur dhe të lirë.

Shumë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë i kanë kërkuar presidentit të kufizojë programet e survejimit pasi ata mësuan mbi shkallën e informacionit që qeveria mbledh nëpërmjet sistemeve të tyre.

Disa kompani kanë njoftuar teknologji më të sofistikuar për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve nga piratët dhe programet qeveritare 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)