Obama me 1 milion përcjellës brenda pak orësh në Twitter
Washington, 19 maj - Presidenti amerikan, Barack Obama e ka dërguar cicërimën e parë përmes profilit të tij personal më 18 maj në rrjetin social, Twitter.
Brenda pesë orësh, profili i Obamës ka mbledhur 1 milion përcjellës që konsiderohet edhe si kohë rekorde.
Tungjatjeta, Twitter! Jam Barack-u. Pas gjashtë vjetësh, më në fund po ma japin profilin tim, ka shkruar Obama nga profili i emërtuar, @POTUS.
Akronimi në anglisht për President of the United States, nënkupton Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Kjo megjithatë nuk është hera e parë që ai ka shkruar në Twitter. Ai ka postuar disa herë duke e shfrytëzuar profilin e Shtëpisë së Bardhë, duke i përfunduar shkrimet me inicialet e tij, bo.
Ndërsa tani, @POTUS do të ketë tweeta që shkruhen ekskluzivisht prej presidentit Obama.
Ish presidenti Bill Clinton ishte ndër të parët që i dëshiruan mirëseardhje.
Një pyetje: A vjen ky profil bashkë me zyrën (e presidentit)?, i ka shkruar Clinton derisa e ka përdorur thjerrëzen #askingforafriend që në shqip i bie po pyes për një shoqe.
Obama ia kthen, kjo vjen bashkë me shtëpinë duke nënkuptuar se bashkortja e Clinton, Hillary mund ta marrë profilin nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.