Obama i kërkoi kongresit miratimin e ligjit për sigurinë kibernetike
Washington, 9 qershor - Presidenti amerikan Barak Obama, që ndodhet në Gjermani për samitin e G7-s, i bëri thirrje të hënën Kongresit të miratojë sa më parë ligjin për sigurinë kibernetike.
Në një konferencë shtypi të hënën, Obama u pyet për sulmin masiv kibernetik që preku të dhënat personale të mbi 4 milionë punonjësve të administratës shtetërore në SHBA.
Pasi pyetjes, lidhur me mundësinë se sulmi mund të ishte nga hakerët kinezë, Obama refuzoi bërjen e komenteve, duke thënë se për momentin nuk dihen ende autorët.
Ai nënvizoi se Kongresi duhet të miratojë sa më parë ligjin për sigurinë në internet.