26 Dhjetor 2024

Nvidia me tablet të ri

New York, 13 nëntor - Në të njëjtën ditë që Apple njoftoi disponueshmërinë e tabletit iPad Mini Retina, NVIDIA dhe partneri i saj amerikan, EVGA prezantoi tabletin 7-inç Android të quajtur AVGA Tegra Note 7.Nvidia prezanton tabletin 7-inç EVGA Tegra Note 7.

I pajisur me një procesor Tegra 4 quad-core, një ekran me rezolucion 1280×800 pikselë, mikro HDMI për të lidhur me televizorët HD, 16GB memorie të brendshme, një kamerë 5-megapikselë (së bashku me një kamerë në pjesën e përparme) dhe me një çmim prej 199 dollarë, AVGA Tegra Note 7 ofron një alternativë të mirë për Nexus 7 dhe Galaxy Note 8, shkruan krokodili.com.

EVGA pohon se pajisja ka kamerën e parë në botë HDR në një tabletë, një tipar që mund të tërheqë interes nga ata që janë duke kërkuar për të përdorur Tegra Note 7 si pajisjen e tyre kryesore për foto, sesa një telefon inteligjent ose një aparat fotografik.

Përveç procesorin të saj të shpejtë dhe çmimit të ulët, NVIDIA është fokusuar në prezantimin e stilolapsit digjital në pajisjen e saj.

Në një video-demonstrim të përpunuar, NVIDIA krahason ndjeshmërinë dhe saktësinë e stilolapsit DirectStylus me opsionet e stilolapsave në dispozicion për Nexus 7 dhe Galaxy Note 8. Tableti do të dalë në shitje më 19 Nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)