Numri i punonjësve të Microsoft bie për 26.8 për qind
Kjo rënie i atribuohet ristrukturimit të pjesës së pajisjeve telefonike, që ka dhe reduktimin më të madh të forcës së punës në ndërmarrjet jashtë SHBA, ku prodhohen hardware dhe ku është më i lartë niveli i punësimit të femrave. Këtë verë kompania bëri të ditur shkurtimin e 7800 punonjësve.
Nuk jemi të kënaqur ku ndodhemi sot me fuqinë punëtore të femrave, dhe po punojmë të bëjmë gjithçka për të përmirësuar këto numra, thotë përgjegjësja e Microsoft për diversitetin, Gwen Houston.
Microsoft është një nga kompanitë hi tech që publikon në vitet e fundit raporte mbi diversitetin e gjinisë dhe etnisë në fuqinë punëtore. Raportë të ngjashme publikohen dhe nga Apple, Google, Yahoo, Facebook, Twitter, LinkedIn, Amazon, eBay, Intel dhe Hp.