Numri i përdoruesve të rrjetit 4G në Kinë arriti në 770 milionë
Pekin, 20 shkurt - Sipas të dhënave të fundit, deri në fund të vitit të kaluar, numri i përdoruesve të rrjetit 4G në Kinë arriti në 770 milionë, duke u dyfishuar në krahasim me një vit më parë.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës, rreth 60% e përdoruesve të celularit në Kinë përdorin teknologjinë 4G.
Kina ka rrjetin më të madh 4G në botë dhe planifikon të shtojë 2 milionë pika bazë 4G deri në vitin 2018 kryesisht në qyteza e në fshatra.