Numri i përdoruesve të internetit në botë arrin në 3 miliardë
New York, 26 nëntor - Sipas të dhënave të publikuara nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, përdoruesit e internetit në mbarë botën janë 3 miliardë, duke zënë 40% të popullsisë së përgjithshme të globit. Para 5 viteve, përdoruesit e internetit në botë ishin vetëm 2 miliardë.
Ndërsa është rritur numri i përdoruesve të internetit, në botë llogariten 4 miliardë persona, që nuk mund të përdorin internetin.
Përqindja më e ulët e përdoruesve të internetit shënohet në Afrikë, ku aktualisht vetëm 19 % e banorëve të saj përdor internetin.
Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit njofton se deri në fund të këtij viti numri i përdoruesve të celularëve do të arrijë në 7 miliardë veta.
Ndërkohë, 450 milionë veta në botë jetojnë në zona që nuk kanë mbulim të sinjalit të celularëve.