Numri i madh i vizitorëve, befason edhe vetë organizatorët e REDO
Sipas organizatorëve, vizitorët ndërkombëtarë ishin disa fish më të shumtë se ata nga Kosova.
Përveç ligjeratave, vizitorët kanë pasur mundësinë të blejnë libra, fanela, çanta dhe materiale tjera të dizajnuara nga disa prej ligjeruesëve të edicionit të kaluar si Experimental Jetset dhe Cornel Windlin.
Konferenca vazhdon të shtunën në ora 16.00 në hapësirën e shtypshkronjës Rilindja me ligjeratën e amerikanit Brian Roettinger që njihet edhe për dizajnimin e kopertinës së albumit të Jay Z, Radim Peko tipografit të njohur nga Çekia që jeton në Londër, Moniker nga Holanda dhe Olivier Lebrun nga dyshja franceze që poashtu ka mbajtur punëtorinë në Brezovicë. Nesër, në ditë të mbylljes së konferencës do të ligjërojnë edhe David Bennewith (NZ/NL), Studio NOI (CH), Common Name (US).
Përveç ligjeratave si pjesë e konferencës do të jetë edhe një punëtori e organizuar nga De Stihl (FR) dhe një librari e përkohshme me libra të përzgjedhur nga San Seriffe (NL). Kurse pas ligjeratave mbahen ndejat joformale në lokalet e mbrëmjes të Prishtinës.
Konferenca REDO është një ngjarje treditore në lëvizje që bashkon dizajnerët nga e gjithë bota të kontribojnë në krijimin e diskursit rreth çështjeve dhe praktikave aktuale të dizajnit grafik. Përmes një serie diskutimesh, workshopit, bookshopit dhe udhërrëfimeve në qytet, REDO ofron mundësi që dizajnerët të bëhen bashkë në dhe përreth qytetit të Prishtinës.
REDO në edicionin e pestë është mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë, Culture for all, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada e Francës në Prishtinë, Swiss Arts Council Pro Helvetia, Fondacioni Unë e Du Kosovën, Kosova Airlines. Shtypi nga ViPrint. Mbështetës medial KOSOVO 2.0, kurse partnerë Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Modelarium Fakulteti i Arkitekturës, Rilindja, Frutomania, Rugove.