NSA tranferon çdo ditë miliona të dhëna nga Yahoo e Google
New York, 31 tetor - Në një artikull të publikuar të mërkurën nga gazeta amerikane \"The Washington Post\", duke iu referuar një dokumenti sekret të publikuar nga Edward Snowden, thuhet se Agjencia Kombëtare për Sigurinë (NSA) ka ndërhyrë tek të dhënat Yahoo-së dhe të Google-it, nëpërmjet një tjetër objekti të kontrollit të informacionit, krahas programit \"Prism\".
Në raport thuhet se sipas një dokumenti sekret të 9 janarit 2013, të ofruar nga Snowden-i, NSA-ja tranferon çdo ditë miliona të dhëna nga rrjeti i brendshëm i të dhënave të Yahoo-së dhe të Google-it në bankën e saj të të dhënave, në selinë e përgjithshme në Maryland.
Gjatë 30 ditëve para 9 janarit, punonjësit e NSA-së i dërguan selisë së përgjithshme 180 milionë të dhëna, në forma datash, tekstesh dhe audiovizive.
Zëdhënësi i kompanisë Yahoo tha për \"The Washington Post\" se kompania e tij ka marrë masa të rrepta për garantimin e sigurisë së bazës së të dhënave dhe nuk u ka dhënë as NSA-së dhe as institucioneve të tjera shtetërore leje për ndërhyrjen në këtë bazë.
Ndërkohë, kompania Google deklaroi për \"The Washington Post\" se nuk ishte në dijeni për një veprim të tillë të mbledhjes së informacioneve. Google shton se ka shtuar metodat e kodimit me qëllim parandalimin e veprimeve të tilla.