NSA ka super-kompjuterë për çasje në informata para publikimit
Washington, 6 shtator - Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet se rregullisht ka punuar që të kontrollojë teknologjinë që përdoret në tërë botën për të mbajtur informatat e sigurta në internet.
Kjo është raportuar nga The New York Times dhe gazetën britanike, The Guardian dhe faqja e internetit jo profitabile, ProPublica.
Raportimet e përshkruajnë se si NSA ka investuar miliarda dollarë prej vitit 2000 për ti siguruar qeverisë, sekretet e gati të gjithë njerëzve.
Këto raportime tregojnë se si NSA ka ndërtuar super-kompjuterë për të thyer kodet e kriptimit derisa ka krijuar partneritet me kompani teknologjie për të ndërtuar dyer nga prapa në softwerët e tyre.
Një praktikë e tillë i ka dhënë çasje qeverisë në informatat digjitale të përdoruesve para se ato të kodoheshin dhe të publikoheshin në internet.
Këto zbulime të reja vazhdojnë të bëhen duke u mbështetur në dokumentet e dhëna mediave nga ish kontraktori i NSA, Edward Snowden që është arratisur në Rusi.