Nokia World 2010 prezantohet edhe zyrtarisht
Helsinki, 17 shtator - Tashmë një kohë lexojmë dhe dëgjojmë rreth modelit të ri Nokia E7, ndërsa tani në Nokia World 2010, ky telefon më në fund edhe zyrtarisht është prezantuar.
Anssi Vanjoki e ka quajtur telefonim më mirë për biznes të ditëve të sotme, ndërsa se sa në realitet është i tillë, do të tregojë koha dhe interesimi i përdoruesve biznesmenë.
Në shikim të parë, ky telefon duket mjaft i madh dhe ka ekran prej 4 inçësh Amoled i ndjeshëm në prekje me rezolucion 16:9 nHD 640 x 360 piksel dhe tastierë rrëshqitëse QWERTY, ndërsa është punuar nga çeliku.
Pastaj aty janë edhe Bluetooth 3.0, HDMI, High-Speed USB 2.0 (micro USB connector), konektor Micro USB, konektor Standard 3.5 mm AV dhe FM Radio.
Memoria e Nokia E7, është 16 GB, ndërsa ka kamerë prej 8 mega piksel. Ai vjen me të gjitha pajisjet që u dedikohen përdoruesve të përparuar integrimi i Exchange, shfletuesi i Office dhe me mbështetje për aplikime dhe navigacion Ovi. Ky telefon punon në sistemin operues Symbianu.
Në treg pritet gjatë tetorit me një çmim prej 495 euro. Procesori: 1GH processor Qualcomm Snapdragon, kamera: 8 mega piksel, memoria: 16 GB, ekrani: 4 inç, rezolucioni: 16:9 nHD 640 x 360.
Në shikim të parë, ky telefon duket mjaft i madh dhe ka ekran prej 4 inçësh Amoled i ndjeshëm në prekje me rezolucion 16:9 nHD 640 x 360 piksel
Pastaj aty janë edhe Bluetooth 3.0, HDMI, High-Speed USB 2.0 (micro USB connector), konektor Micro USB, konektor Standard 3.5 mm AV dhe FM Radio
Ai vjen me të gjitha pajisjet që u dedikohen përdoruesve të përparuar integrimi i Exchange, shfletuesi i Office dhe me mbështetje për aplikime dhe navigacion Ovi.