Nokia, tani me dy linja mobilesh
Helsinki, 27 tetor - Dy linja produktesh. Një do ti përkasë nivelit të lartë me sistem operativ Windows 7.5 dhe një nivelit mesatar të ulët, me sistemin e vjetër operativ Symbian për vende në emergjencë.
Është kjo lëvizja e Nokias në sfidën me Apple dhe Androidin e Google. Dy linjat do të quhen respektivisht, Lumia dhe Asha.
E para do të sjellë në treg dy produkte: 800 që është dhe maja e kësaj game dhe 710.
Sipas Nokias do të jetë pikërisht kjo linjë që do të sjellë dhe rilindjen e kësaj kompanie pas një viti që duhet thënë se ka qenë tepër i vështirë.