21 Prill 2025

Nokia synon tregun e makinave të mençura

Helsinki, 6 maj - Nokia ka bërë me dije se do të përqendrohet në masë të madhe në teknologjinë e makinave të mençura pas shitjes së biznes të Pajisjeve dhe Shërbimeve te Microsoft.

Shefi ekzekutiv, Rajeev Suri, ka bërë me dije se firma nordike do të investojë 100 milionë dollarë në këtë sektor, hap ky që do t’i sillte konkurrencë të fuqishme platformës së Apple, “CarPlay”.

“Fondi ynë prej 100 milionë dollarësh që e kemi nisur sot vë në pah edhe më shumë besimin tonë se makinat e lidhura në internet janë mundësi e mirë zhvillimi”, ka thënë CEO i kompanisë për Reuters-in.

Nokia veçse e ka provuar veten në tregun e makinave të mençura përmes kompanisë së saj “Navteq”, cila zhvillon softuerë për makinat e lidhura me internet.

Kompania ofron edhe navigacionin kthesë-më-kthesë me aplikacionin e saj “Nokia Drive” për smartfonët Lumia. Gjatë ditës së djeshme, u tha se Nokia po planifikon ta rikthejë aplikacionin e saj “Here Maps” për iOS dhe Android. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)