Nokia se shpejti me Lumia 630

Helsinki, 29 dhjetor - Lumia 630 është një pajisje e re me Windows nga Nokia. Edhe pse informacioni nuk është zyrtar, vjen nga një burim i besueshëm.
Pajisja e përmendur do të ketë mbështetje për përdorim të njëkohshëm të dy SIM kartave, e cila do të jetë e dizajnuar për tregjet në zhvillim.
Sipas fotove të publikuara, ndërfaqja e ekranit të telefonit të mençur me sistemin operativ Windows, do të përshtatet posaçërisht për këtë mënyrë të përdorimit, duke shfaqur dy tregues të veçantë të forcës së sinjalit, dy lista të thirrjeve dhe dy hapësira të rezervuara për SMS. Gjithashtu, një tjetër risi e rëndësishme për këtë pajisje, janë tastet virtuale nën ekran:
Kthehu, fillimi dhe kërkimi. Kjo lëvizje do të mundësojë krijimin e pajisjeve edhe më të lira dhe asaj kategorie do ti takoj edhe Lumia 630. Pritet që çmimi me pakicë i rekomanduar për tregun global të jetë130$, por çmimi mund të variojë në disa shtete, varësisht nga distributorët.