Nokia rikthehet në treg vitin e ardhshëm
Helsinki, 20 qershor - Nokia ka konfirmuar se do të rikthehet në tregun e telefonave të mençur vitin e ardhshëm kur edhe do të skadojë kontrata me Microsoftin.
Drejtori i kompanisë, Rajeev Suri, ka pohuar se Nokia dikur dominuese në tregun e telefonave- do të dizajnojë telefona të licencuar në vitin 2016.
Ne jemi duke kërkuar partnerë të përshtatshëm, ka thënë ai për Manager Magazin. Microsofti prodhon telefona. Ne do ti dizajnojmë dhe do ti emërojmë sipas licencës.
Marrëveshja e Nokias me Microsoftin ndalon përdorimin e brendit të saj në telefona të mençur deri në pjesë ne katërt të vitit të ardhshëm, por kjo marrëveshje nuk është bërë edhe për tabletët.
Kompania finlandeze tashmë ka bashkëpunuar me një firmë kineze për të prodhuar tabletin Nokia N1 dhe do të realizojë të njëjtën ide edhe për telefona.