Nokia përsëri nge padi kundër Apple
Helsink, 17 maj - Prodhuesi më i madh në botë i telefonave mobilë, Nokia, padit përsëri kompaninë Apple, kësaj radhe kjo ka të bëjë me pesë patente të cilat shfrytëzohen në iPhone dhe iPad 3G.
Padia e re fokusohet në patentet të cilat kanë të bëjnë me teknologjinë e përmirësimit të kualitetit të zërit në thirrje, bartjen e të dhënave, përcaktimin e lokacionit në aplikacione, si dhe inovacionet në fushën e shfrytëzimit të antenave të cilat japin performansa më të mira, duke kursyer hapësirë.
Siç pohojnë në Nokia këtë hap e kanë ndërmarrë duke dashur që të mbrojnë rezultatet e zhvillimit të vet, dhe që më në fund të ndalet shfrytëzimi i paligjshëm i inovacioneve të kësaj kompanie.
Apple nuk ka reaguar akoma por nuk përjashtohet edhe ndonjë kundërpadi e re.