Nokia përgatit modelin Lumia 910
Helsinki, 4 shkurt - Sipas informatave që mund ti lexojmë në internet, Nokia tashmë po përgatit modelin e përmirësuar të telefonit të saj të mençur Lumia 900.
Kjo pajisje është paralajmëruar në panairin e elektronikës CES dhe së pari do të paraqitet në tregun amerikan, ndërsa më pas pritet edhe në tregjet e tjera.
Sipas paralajmërimeve, risia më e madhe nga versioni paraprak, ai 900, pritet të jetë sensori i kamerës, i cili për dallim nga ai i mëparshmi prej 8 MP, tani do të jetë 12 MP.
Natyrisht, Lumia e re do të punojë në sistemin operues Microsoft Windows Phone 7.5, por nuk ka informacion se kur ky model do të dalë në shitje në tregun evropian.