03 Maj 2024

Nokia N9 del në treg me 23 shtator  

Helsinki, 8 gusht - Sipas raporteve të reja, gjigandi finlandez do të lëshojë Nokia N9 me 23 shtator. Faqja zyrtare suedeze e kompanisë ka konfirmuar raportet duke vendosur një orë \"countdown\" që tregon se data zyrtare e lëshimit të N9 është jo më vonë se 23 shtator.

Nokia N9 vjen me një dezajn jashtëzakonisht të mirë, me ekran AMOLED 3.9 inç, kamera 8 megapixel, dhe e fuqizuar me Meego.

Do të ketë 2 variante të telefonit - një me kapacitet ruajtjeje 16 GB ndërsa tjetri me 64 GB memorie në bord.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)