Nokia me Windows Phone
Helsinki, 23 qershor - Kompania Nokia ka paralajmëruar për telefonat e saj të parë me Windows Phone 7, të cilët tha se do ti hedhë në treg në tre-mujorin e katërt të këtij viti.
Nokia ka vënë një datë të caktuar për lançimin e telefonave të saj, me sistemin e ri operativ, më saktë thuhet se kjo do të ndodhë më 26 tetor 2011.
Kjo datë është publikuar pikërisht në kohën e mbajtjes së Konferencës Botërore të Nokias, e cila do të mbahet në Londër më 26 tetor të këtij viti.
Nokia do të lançojë telefonat e saj mobil me Windows Phone 7, ndërsa analistët thonë se kjo është koha dhe vendi i duhur për prezantimin e modeleve të reja të telefonave.