Nokia me bateri që zgjat 48 ditë
Helsinki, 14 maj - Pas telefonit të thjeshtë prej 20 dollarëve baterija e së cilës zgjat 35 ditë, tani publikut ua prezanton Smartphone të ri Asha 501 i cili kushton vetëm 100 dollarë, dhe bateria do të zgjasë vetëm 48 ditë.
Ky telefon është i destinuar për njerëzit të cilët nuk kanë mundësi të blejnë Smartphone të shtrenjtë, mirëpo kanë dëshirë që ta kenë një të tillë.
Ky telefon ofron 17 orë bisedë, 56 orë të dëgjosh muzikë dhe 48 ditë në stand by. Përpos dizajnit të bukur, egziston edhe platforma Asha ku mu nd të gjendet aplikacionet të adaptuara për Facebook dhe Tëitter.
Ka kamerë prej 3.2 piksellë, multitouch ekran prej 3 inçëve dhe 4 giga memorie e cila me kartë memorie mund të ritet në 32 giga. Ky cellular në treg do të dalë në muajin qershor 2013 dhe do të shitet për 99 dollarë ose 75 euro.