Nokia humbë rreth 2 miliardë euro
Helsinki, 20 maj - Reuters njofton se në gjashtëmujorin e fundit, Nokia ka humbur rreth 2 miliardë euro.
Në krahasim me pesë vitet e kaluar, Nokias i mungojnë 10 miliardë dollarë, mirëpo prej asaj kohe e deri më sot, shumë gjëra kanë ndryshuar, e këto ndryshime kanë ardhur kryesisht nga konkurrentët e kompanisë.
Sipas parashikimeve, në dy vitet e fundit Nokia mund ti humb të gjitha paratë, ndërsa edhe analizat tjera thonë se në nëntë muajt e ardhshëm rezultatet financiare do të jenë negative.
Për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë, Nokia do të mund të shesë patentat e saj tek Microsoft, apo të heq dorë nga telefonat e saj të thejshtë, për tu fokusuar vetëm në telefonat e mençur të cilët bazohen në Windows Phone.