Nokia humb një pjesë të madhe në treg
Helsinki, 20 korrik - Prodhuesi norvegjez i telefonisë mobile Nokia bëri të ditur se ka shënuar humbje prej 1.41 miliardë eurosh në tre muajt e fundit për shkak të konkurrencës nga Samsung dhe Apple.
Mësohet se shitjet e kompanisë kanë rënë për 19 për qind, ndërsa ato të smartphone-ave për 34 për qind.
Drejtori ekzekutiv i Nokias, Stefen Elop, tha se kompania po përballet me sfida më të mëdha se sa ishte parashikuar.
Kompania, e cila më 2008-tën udhëhiqte në tregun botëror të telefonisë mobile me 40 për qind, kishte nisur të përballet me probleme që nga hyrja në treg të Microsoft-it.