23 Dhjetor 2024

Nokia humb neto prej 929 milionë euro

Helsinki, 21 prill - Nokia, numri një në botë i telefonave celularë, bëri të ditur të enjten një humbje neto prej 929 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2012, një rezultat dukshmëm shumë më i keq nga ç\'pritej.

Nokia kishte publikuar një paralajmërim për rezultatet javën e kaluar, por humbja i tejkalon dukshëm parashikimet e analistëve të agjencisë, \"Dow Jones Newswires\", të cilët kishin shpresuar për një humbje neto prej 554 milionë euro.

Shitjet ranë me 30 për qind për 7 354 miliardë euro, një shifër në përputhje me pritjet e analistëve.

Vetëm pas shpalljes së këtyre rezultateve, ndërmarrja \"Nokia\" fitonte një për qind në bursën e Helsinkit rreth orës 10:15 GMT në një treg në rritje prej 1,7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)