Nokia do të sjellë telefon me ekran më të madh
Helsiniki, 22 gusht - Gjatë publikimit të telefonit Nokia 8, përfaqësuesi i kompanisë HMD Global ka bërë të ditur se një telefon me ekran më të madh se sa Nokia 8, është aktualisht në zhvillim për të përmbushur kërkesat e të gjithë përdoruesve.
Telefoni, ende i pa publikuar, me siguri se do të quhet Nokia 9. Ai, sipas skemave, do të ketë skaje të holla rreth ekranit, sensor të skanimit në anën e pasme.
Raportet flasin se pajisja do të ketë procesor Snapdragon 835, 6GB deri 8GB RAM-a, skaner për sy dhe certifikatë IP68.
Po ashtu, karakteristikat e këtij telefoni premium do të ndikojnë edhe në çmimin e tij, i cili pritet të jetë rreth 750 euro.