Nokia do të prezantojë tabletën me kopertinë-tastierë
Helsinki, 26 dhjetor - Prodhuesi i telefonave celularë Nokia do të paraqesë një tabletë 10.1-inch me drejtimin e sistemit operativ Windows RT.
Për këtë shkruan The Verge me refrim tek disa burime të mirinformuara për planet e kompanisë.
Për tabletën Nokia do të nxjerrin një kopertinë (mbulesë) të kombinuar me një tastierë. Tashmë një aksesor të ngjashëm ofron për pajisjen e saj Surface kompania Microsoft.
Në mbulesën për Nokia, megjithatë, do të ketë edhe një bateri ekstra për tabletën. Kapaciteti i baterisë nuk është specifikuar. Me baterinë e vet tableta mund të funksionojë 10 orë.
Tabletë Nokia do të ketë portet HDMI dhe USB, si dhe modulin celular.
Ndërkohë që edhe dy porte USB suplementare do të vendosen në mbulesë. Nokia do ta prezantojë tabletën e vet tremujorin e parë të vitit 2013.