29 Prill 2024

Nokia C7 me dizajn dhe kualitet të lartë

Helsinki, 13 korrik - Nokia ka prezantuar modelin e ri C7, i cili u dedikohet përdoruesve që kërkojnë mundësi të mira multimediale, qasje në internet, rrjete shoqërore, por edhe sistem të ri operues.

Në ndonjë degradim që C7 e ka pësuar në krahasim me modelin N8, bën pjesë edhe kamera me rezolucion prej vetëm 8 MP të cilës i mungon edhe funksioni i auto-fokusit dhe Flashit, derisa memoria është përgjysmuar nga 16 në 8 GB. Por karakteristikat tjera janë mjaft të fuqishme.

Kështu, C7 falë procesorit të përparuar, takti i punës i të cilit është 680 megaherc, si dhe memories së punës prej 256 megabajtëve, ka një punë fluide dhe të shpejtë, kështu që sistemi operues Symbian^3 në këtë telefon, punon shpejt dhe pa gabime.

Pamjen e jashtme e përcjell një dizajn mjaft i bukur në krahasim me modelet e mëparshme nga seria C dhe është më e lehtë dhe më elegante.

Skajet i ka paksa më të rrumbullakët dhe më shumë shkëlqim në shtëpizën e telefonit, ku pllaka e përparme është punuar nga xhami.

Një pjesë e caktuar e shtëpizës së telefonit, është punuar nga çeliku i përpunuar, derisa plastika e përdorur është e kualitetit të lartë. Me humbjen e trashësisë, C7 në duar duket mjaft i këndshëm.

Një gjë e mirë që e potencon modelin C7, është kamera e cila nuk është e nxjerrë jashtë sikurse në modelin N8, por është plotësisht e përputhur me sipërfaqen e telefonit.

Ky dizajn është mundësuar me përdorimin e sensorit 8 MP në vend të atij 16 MP si dhe ndërrimin e Flashit Xeon me atë LED. Në maje të telefonit gjenden portet microUSB dhe 3.5-milimetra Combo për kufje, respektivisht TV.

Nga ana e djathtë, gjenden tastet për rregullimin e zërit dhe fikje të telefonit. C7 ka ekran 3.5 inç AMOLED i ndjeshëm në prekje, i cili sjell pamje shumëfish më kualitative se sa modelet e mëhershme.

Është mbështetur edhe funksioni multitouch si mënyrë e shfrytëzimit të ekranit, çka kontribuon në thjeshtësimin e disa veprimeve, si janë rritja apo zvogëlimi i fotografive, ueb-faqet dhe të ngjashme.

Edhe pse mungon auto-fokusi, fotot të cilat i realizon kamera, janë mjaft të mira. Xhirimi i videove në rezolucion 720p me 25 foto në sekondë, është një shtesë e mirë për përdoruesit për të cilët veçoritë multimediale, janë të rëndësishme me rastin e përzgjedhjes së telefonit.

Karakteristikat e Nokia C7:

Rrjetet: GSM 850 / 900 / 1800 / 1900

Dimensionet: 117.3 x 56.8 x 10.5 mm, 64 cc

Pesha: 130 g

Ekrani: 3.5 inç AMOLED touchscreen, 16M ngjyra

Rezolucioni: 360 x 640 piksel

Porti: 3.5mm

Memoria: 8 GB, 256 MB RAM, 1 GB ROM

Kartela: microSD, deri në 32GB memorie

Data: GPRS Class 32

Lidhjet: 3G HSDPA, 10.2 Mbps; HSUPA, 2 Mbps

WLAN: Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth

USB: microUSB v2.0, USB On-the-go

Kamera: 8 MP, 3264×2448 piksel

Mesazhet: SMS, MMS, Email, Push Email, IM

Shfletuesi: WAP 2.0/xHTML, HTML, RSS feeds

Radio: Stereo FM radio me RDS, transmetues FM

Web TV

TV-out

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)