26 Dhjetor 2024

Nokia blen hisen e Siemens për 1.7 bilionë euro

Helsinki, 1 korrik - Nokia njoftoi të hënën se do të blej për 1.7 bilion euro gjysmën tjetër të hises së Siemens-it, në operacionet e përbashkëta në rrjet.

Transaksioni, që do të kompletohet gjatë çerekut të tretë të këtij viti, do të nënkuptoj që sipërmarrja e përbashkët mes Nokia Corp. dhe Siemens AG të Gjermanisë, do të jetë tani tërësisht pronë e kompanisë finlandeze.

Operacionet në rrjet, si projekt ka shkaktuar humbje për vite të tëra, por së fundi ka shfaq shenja të përmirësimit, sidomos pas ristrukturimit dhe largimit masiv të personelit.

Drejtori ekzekutiv Stephen Elop tha se kompania ka bërë gjithashtu edhe përparime në zhvillimin e teknologjisë LTE, ose evolucionin afat-gjatë, dhe bartjen me shpejtësi të lartë të të dhënave.

“Nokia Siemens Networks ka një pozitë lidere në LTE, i cili sjell një mundësi aktraktive për zhvillim” Elop ka thënë.

“Nokia është e kënaqur me këto zhvillime, dhe do t’i mbështes këto përpjekje për të krijuar më shumë vlerë për Nokia Group”, shtoi ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)