Nokia bashkon forcat me Microsoft
SHBA, 12 shkurt - I ndodhur përballë konkurencës së androidëve të Google, gjiganti i prodhimit të aparatëve celularë, Nokia ka vendour të bashkojë forcat me Microsft.
Në marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët, Nokia do të adoptojë sistemet Windows Phone si zgjedhje për telefonat smart që do të prodhojë në vazhdim dhe motori i kërkimit i Microsoft, Bing do të jetë motori bazë i kërkimit në këta telefona.
Në këmbim, Nokia do të mundësojë shërbime alternative për reklamimin e Microsoft.
Nokia mbetet kompania lider në tregun e aparatëve celularë.
Vitin e shkuar kjo kompani zuri 37.6 përqind të tregut botëror, por me një rënie mbi 10 pikë, pasi 2 vite më herët kontrollonte 46.9 përqind në tregun global të shitjes së aparatëve celularë.
Rënia e Nokias ka ardhur si pasojë e rritjes së shitjeve të aparateve androidë.