Nokia 1100, celulari më i shitur në botë
Helsinki, 10 dhjtor - Këtë celular me siguri e keni pasur, apo e ka pasur ndonjëri nga miqtë apo të afërmit tuaj. Është paraqitur në fund të vitit 2003, dhe deri tani është shitur në 200 milionë njësi!
Nokia 1100, është celulari më i shitur në botë. Menjëherë pas tij gjendet \"kushëriri\" i tij në versionin 3210, me 150 milionë njësi, njoftojnë agjencitë.
Nokia dominon listën e \"10 më të shiturve\", duke arritur që 5 nga 10 celularë të kësaj kompanie të gjenden në këtë listë.