Një virus i ri sulmon Facebook
New York, 2 shkurt - Postimet e rreme dhe të padëshirueshme po përhapen shumë në Facebook. Këto postime përmbajnë viruse, dhe nëse një përdorues klikon tek ata, atëherë postimi do të shpërndahet edhe tek miqtë e tij. Deri tani janë infektuar të paktën 5000 kompjuterë me këtë lloj virusi.
Bogdan Botezatu nga HotforSecurity raporton se kriminelët kibernetikë kanë krijuar një postim të padëshirueshëm, që nis me një të ashtuquajtur video, ku etiketohen 20 miq.
Po të klikosh tek videoja në Facebook, do të shfaqet adresa goo.gl, që është një shërbim URL i shkurtuar, dhe jo një uebsajt që shfaq video, duke e bërë kështu postimin shumë të dyshimtë.
Përdoruesit që klikojnë një video të tillë do të drejtohen tek një faqe tjetër, ku analizohen agjentët e tyre të përdorimit (shfletuesit dhe identifikuesit e sistemit operativ), kështu piratët kibernetikë e dinë se ku duhet të ridrejtojnë viktimën. Gjithsesi, nuk do të kishte kuptim të ridrejtosh një përdorues të Android-it tek një përmbajtje me virus për platformën Windows, apo jo? shpjegoi Botezatu.
Faqja mund të identifikojë llojin e pajisjes dhe të përhapë viruse tek pajisje të tilla si telefonat Android, kompjuterë, konsolat PlayStation, televizorët, makinat inteligjente dhe luajtësit muzikor.
Nëse përdoruesi ka një kompjuter me sistemin Windows, ai do të ridrejtohet tek një faqe tjetër në Facebook dhe do ti duhet të shkarkojë një Flash player për të parë videon.
Botezatui këshillon përdoruesit e Facebook-ut të instalojnë një antivirus në kompjuterët e tyre dhe duhet të jenë të kujdesshëm me linqet që ata klikojnë. Ai u sugjeron përdoruesve të modifikojnë privatësinë e tyre në mënyrë që kur të etiketohen mos të shfaqet në kohështrirje pa miratimin e tyre.
/krokodili.al/