Një sulm tjetër kibernetik po prek mbarë globin
Kiev, 28 qershor - Një sulm i ri dhe më i fuqishëm kibernetik ka shkaktuar shqetësime të mëdha në të gjithë Europën dhe duket se është përhapur anembanë globit.
Mbi 80 kompani në Rusi dhe Ukrainë thuhet se janë ndikuar nga sulmi kibernetik, duke përfshirë gjigantin rus të naftës Rosneft, shpërndarësin e energjisë të Ukrainë dhe aeroportin kryesor të Kievit.
WPP e Britanisë, një nga agjencitë më të mëdha botërore të reklamave dhe të marketingut, konfirmoi gjithashtu se sistemi i saj i IT-së është sulmuar.
Një numër në rritje i kompanive nga Norvegjia, Danimarka dhe Holanda, po i bashkohen listës së viktimave.
Njoftohet se sulmi është i ngjashëm me të mëparshmin \'ransomware\' madje është një "variant i përditësuar" i një virusi të njohur Petya.
Virusi po i bën kompjuterët të papërdorshëm duke koduar disqet e tyre të memories dhe kërkon një shumë prej 300 dollarë amerikanë në Bitcoins në këmbim për një çelësi dixhital për të rivendosur qasjen në kompjuter.