22 Dhjetor 2024

Një program kompjuterik mund t’i bëjë më të sigurtë kufijtë tokësorë të Evropës

Bruksel, 24 tetor - Një program i ri i inteligjencës artificiale mund t’i bëjë më të sigurtë kufijtë tokësorë të Evropës.

Në nëntor fillon një program pilot, një avatar i quajtur “i-Border-Control”, që do të ndihmojë policinë në ruajtjen e pikave të kalimit kufitar të zonës Schengen. Kjo teknologji e re u paraqit më 20 tetor në festivalin shkencor të organizuar nga Universiteti Metropolitan i Mançesterit.

Me këtë do të përballeni në të ardhmen kur të udhëtoni përmes Evropës në të ardhmen – një avatar që ju bën pyetjet që do t’ju kishte bërë policia kufitare.

 Dallimi kryesor është se, sipas shkencëtarëve, ky program është një gjendje të dallojë nëse udhëtari po gënjen.

“Shfrytëzon sjelljen joverbale. Gjestet e vogla. Pra, nuk shikon për gjëra si buzëqeshja, apo mbledhja e vetullave. Studion lëvizje tepër të vogla, si një sy që lëviz majtas, apo djathtas”, thotë Keeley Crockett, specialiste e inteligjencës kompjuterike, në Universitetin Metropolitan të Mançesterit.

Zonja Crockett thotë se kjo teknologji mund të diktojë ndryshimet e vogla në 38 aspekte të fytyrës së personit. Gjithashtu, mund të analizojë zërin dhe të kontrollojë shenjat biometrike, përfshirë venat në duar dhe shenjat e gishtave.

Kontrolli i kufijve është bërë një temë e nxehtë në mbarë Evropën, ndërsa dhjetëra mijëra emigrantë, shumica nga Afrika dhe Lindja e Mesme, u përpoqën të mbërrijnë në vendet e BE-së.

Në 2015-ën, Hungaria ngriti tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Serbinë pas përleshjeve që ndodhën. Sidoqoftë, kjo teknologji e re nuk do të zëvendësojë rojet kufitare.

“Nuk merr plotësisht vendimin, por jep një vlerësim rrezikshmërie për çdo individ që udhëton”, shpjegon zonja Crockett.

Studimi financohet nga projekti “Horizontet 2020”, i Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)