Një milion nënshkrime për rikthimin e dizajnit të Snapchat
New York, 15 shkurt - Një milion persona kanë nënshkruar një peticion përmes së cilit kërkohet nga Snapchat që të largojë dizajnin më të ri.
Ndryshimet e bëra në këtë aplikacion ishin menduar që të ndanin interaktivitetin me shoqëri nga përmbajtjet komerciale, duke përfshirë yjet dhe personat me influencë, transmeton Klan Kosova.
Themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel ka deklaruar se përzierja e këtyre dyjave ka kontribuuar për lajme të rreme.
Mirëpo, mijëra përdoruese të Snapchat kanë thënë se dizajni i ri është i vështirë për t’u përdorë.