Një meteor mund të ketë goditur Kubën
Havana, 2 shkurt - Shërbimi kombëtar amerikan i motit dhe shkencëtarët kubanë thonë se një meteor mund ta ketë goditur pjesën perëndimore të Kubës më 1 shkurt.
“Radarët mund të kenë detektuar një meteor që ka prekur pjesën perëndimore të Kubës më 1 shkurt”, thuhet në një njoftim.
Sipas shkencëtarëve, meteori mund të ketë goditur në afërsi të Vinales, “në një lartësi prej rreth 7900 metrash në nivelin e tokës”.
Media shtetërore në Kubë ka raportuar se banorët dhe turistët në atë zonë kanë parë një ndriçim në qiell që është pasuar nga një shpërthim dhe shkencëtarët besojnë se kjo mund të ketë qenë një meteor që ka goditur këtë pjesë.
Shefi i byrosë së CNN në Havana, Patric Oppmann gjithashtu ka raportuar se “banorët e Vinales kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe thonë se një meteor i vogël mund të ketë goditur këtë qytet”.
Vinales gjendet rreth 180 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Havana dhe është një zonë turistike.