Një meteor kalon në qiellin amerikan

Seaford, 24 mars - Një kamera sigurie në Seaford të Delauerit ka regjistruar pamje, siç duken, të një meteori që ka kaluar gjatë natës së premte në qiellin amerikan.
Pasi e studjoi videon, NASA tha se drita që u pa në qiellin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se ishte një meteor i vetëm.
Drita në qiell u pa që nga jugu, në Florida e deri në veri, në rajonin e New England-it.
Ata që e panë ndriçmin e meteorit në qiell thanë se ai i ngjante një avioni që përgatitej të ulej në aeroport, të tjerë thanë se ai dukej si një lëmsh i zjarrtë në formë sferike.