Një asteroid masiv kërcënon Tokën
Moskë, 4 nëntor - Teleskopi robotik në Universitetin e Moskës ka zbuluar një asteroid masiv, që mund të godasë Tokën në të ardhmen, shkruan portali rus \"Russia Today\".
Nëse përplasja ndodh, shpërthimi do të jetë 1000 herë më i fuqishëm se shpërthimi i meteorit Chelyabinsk, në vitin 2013. Vlerësohet se ai ka një diametër prej 370 metrash.
Shkëmbi hapësinor, i quajtur 2014 UR116 është dalluar për herë të parë nga një teleskop automatik i instaluar në malet Kaukaz në Rusi, pranë qytetit Kislovodks.
Lajmi i mirë është se asteroidi nuk përbën kërcënim për tokën brenda 6 viteve të ardhshme, raporton një kërkues në Institutin e Astronomisë së Aplikuar për agjencinë Interfax. Ai ndodhet 4.5 milionë kilometra nga Toka, mirëpo pritet që kjo distancë të ndryshojë, ndaj sytë e shkencëtarëve duhet të mbahen gjatë drejt tij.