Nisin shitjet e iPhone 5
Sidney, 21 shtator - Nisin shitjet e modelit të ri iPhone 5 nëpër botë. Shitjet kanë nisur në Australi, ku qindra persona kanë qëndruar në radhë të gjatë në Sidnej.
\"Po qëndroj në radhë për t\'u bërë blerësi i parë në botë i iPhon-it të ri.\"
Radhë të gjatë ka patur edhe në Japoni, ku mbi 600 njerëz kanë qëndruar në shi për të përshëndetur lancimin e telefonit të mençur.
\"Çdo herë që ka dalë një model i ri, ai ka dalë i përmirësuar. Jam i sigurt se do të jetë një produkt i mrekullueshëm edhe kësaj here.\"
Modeli i ri ka një ekran më të madh se paraardhësi dhe është më i hollë dhe më i lehtë.
Kompania Apple ka deklaruar se ka marrë mbi 2 milionë porosi për iPhone 5 brenda 24 orëve, duke u shndërruar në \'smartfonin\' më të shitur në historinë e kompanisë.
Edhe në Japoni filloi shitja e smartfonëve iPhone 5 nga kompania Apple. Siç njofton Agjencia lokale Kyodo, keqbërrësit kanë vjedhur tashmë të paktën 220 telefona mobile.
Sot shitjet e smartfonit të Apple filluan gjithshtu në Australi, Britaninë e Madhe, Gjermani, Kanada, SHBA, Francë, Hong Kong dhe Singapor.
Modeli i ri ka një ekran më të gjerë dhe një procesor të përmirësuar. Përveç kësaj, iPhone 5 është i pajisur me një trup metalik monolit, që mbështet rrjetet LTE me shpejtësi të lartë.