Nis Facebook Timeline
New York, 8 dhjetor - Facebook nisi me futjen në përdorim në masë të madhe profilin e ri për shfrytëzuesit të quajtur Chronicle (Timeline).
Me ndihmën e formatit të ri përdoruesit do të mund të publikojnë materiale në rradhitje kronologjike, thonë nga stafi i Facebook-ut.
Me këtë risi përdoruesit do të mundë ta shfletojnë profilin e tyre nga muaji në muaj, të shtohen të dhëna që nga dita e lindjes e deri më sot që do të kontribuojë të krijojë një histori origjinale të jetës së përdoruesve.
Sipas përgjegjësve të Facebook-ut formatet e para Chronicle së pari do të shfaqen në rrjetet sociale të përdoruesve nga Zelanda e re, ndërsa së shpejti formati i ri i profilit do të jetë i arritshëm për të gjithë përdoruesit.